TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prestigjiozja 'New York Times' i ka kushtuar një artikull tensioneve në Veri të Kosovës. Sipas kësaj gazete, situata Prishtinë-Beograd ka acaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, të cilët prej kohësh janë përpjekur të ulin tensionet dhe të ndërmjetësojnë një zgjidhje për Kosovën. Ata dënuan me terma jashtëzakonisht të ashpra dislokimin e forcave të sigurisë në veri të Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Tensionet në Kosovë vetëm e ndihmojnë Vuçiçin duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre”, tha Milomir Mandic, menaxheri i përgjithshëm i Demostat. “Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin”, përsëriti të njëjtën tezë Pavle Grbovic, një deputet i opozitës në parlamentin serb nga Lëvizja Qytetarët e Lirë, e cila ka ndihmuar në organizimin e protestave në rrugë, në Beograd. “Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për zotin Vuçiç se z. Kurti”, shtoi ai. Ndërkohë që diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë zemëruar për atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, ndërkohë që Serbia është kënaqur që po trajtohet si një partner i rëndësishëm.
Gjenerali Daniel R. Hokanson, një anëtar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, vizitoi Beogradin këtë javë dhe përshëndeti atë, që ai e përshkroi si një “partneritet vërtet fantastik” me Serbinë. Lavdërimi i tij është pjesë e përpjekjeve amerikane për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe për ta drejtuar nga Bashkimi Evropian. Ka pak shenja se blloku evropian është i interesuar të ringjallë kërkesën e ngrirë prej kohësh të Serbisë për t’u bashkuar, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, shkruan ndër të tjera 'New York Times'.