TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sjellja dhe veprimet e qeverisë Kurti në Veriun e Kosovës, nuk kanë gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët. Ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja Edita Tahiri, iu është bashkuar këtyre komenteve sa i takon situatës në veri dhe marrëdhënies së Prishtinës zyrtare me aleatët.
Tahiri ka shkruar se Kosova jo vetëm që nuk ka fituar por mund të pritet edhe ndonjë ndëshkim i ri. “Kosova jo e fituar, por e ndëshkuar! mund të pritet ndëshkimi i ri” shkruan Tahiri. Drafti i Asocacionit për Komunat Serbe, i cili i është dorëzuar presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz nga kryeministri Edi Rama, për BE-në është një tekst serioz dhe me cilësi të lartë.
Teksti i i dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Rama po analizohet me kujdes dhe shihet si kontributor në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi. Rama bëri me dije lajmin për dorëzimin e draftit për Asociacionin për Komunat Serbe në një konferencë për shtyp. “Dje i kam përcjellë Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, tha Rama.