BALLKAN, 9 Qershor 2023, 15:22

Tensionet në veri, Kurti: Duhet sundim i ligjit dhe datë për zgjedhjet. Ja kur do ta reduktojmë praninë e policisë në Mitrovicë

Tensionet në veri, Kurti: Duhet sundim i ligjit dhe datë për

Nga Dubrovniku, ku po merr pjesë në një konferencë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu dha një përgjigje ndërkombëtarëve dhe jo vetëm për tensionet në veri.

Në konferencën “Kroacia evropiane, retrospektiva dhe perspektiva”, Kurti tha se Kosovës po i duhet të merret me ekstremistë të dhunshëm, ultranacionalistë dhe të djathtë që besojnë në “Botën Serbe” dhe e shohin atë si “bota ruse”.

“Këta njerëz janë ata të cilët admirojnë Millosheviçin ose Putinin”, ka thënë Kurit në Dubrovnik, shkruan N1. Ai më tej ka thënë se Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve. Kurti ka thënë se Kosova mund ta reduktojë prezencën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave. “Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes pas Luftës së Dytë Botërore dhe se është inkuadruar në dialog me Serbinë sepse atë e organizon Bashkimi Evropian dhe është lehtësues i bisedimeve.