BALLKAN, 28 Qershor 2023, 18:39

Tensionet në Veri, Albin Kurti shkon në Mitrovicë, ja kush e shoqëron

Tensionet në Veri, Albin Kurti shkon në Mitrovicë, ja kush e

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka shkuar këtë të mërkurë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas mediave të Kosovës, Kurti shoqërohet me nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla. Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shihet teksa bisedon me zyrtarë policorë.

Tensionet në Veri, Albin Kurti shkon në Mitrovicë, ja kush e

Theksohet se kryeministri është takuar me policët që ndodhen në veri, ndërsa vizita vjen pas tensioneve të fundit në Veri.

Lidhur me tensionet në veri, të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mes të tjerash, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.