BALLKAN, 28 Qershor 2023, 16:21

Aksident i trefishtë në Maqedoninë e Veriut, raportohet për pesë të plagosur

Aksident i trefishtë në Maqedoninë e Veriut, raportohet për

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut në një aksident rrugor si pasojë e përplasjes së tre makinave. Ngjarja ndodhi në autostradën Tetovë- Gostivar. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

“Në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri makina: ‘Seat Leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘Wolsfagen golf dhe ‘Fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

Autoritetet hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.