BALLKAN, 1 Gusht 2022, 09:39

Tensione dhe barrikadat nuk mjaftojnë, Veriu i Kosovës zgjohet me pankarta “Mirë se vini në…”

Tensione dhe barrikadat nuk mjaftojnë, Veriu i Kosovës zgjohet me

Pankarta gjigande me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe” janë vendosur në katër komuna veriore të Kosovës.

Kosovo-online shkruan se pankartat janë vendosur në gjithë Mitrovicën e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Mesazhet “Kjo është ZSO”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, shkruan më tej media.

Ato mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013.

Tensione dhe barrikadat nuk mjaftojnë, Veriu i Kosovës zgjohet me