BALLKAN, 31 Korrik 2022, 22:27

“Bandat serbe rrahën një familje nga Kosova dhe i vodhën makinën”/ Ish-kreu i Mitrovicës: Ishin nisur për në Zvicër por u dolën maskat në Veri

“Bandat serbe rrahën një familje nga Kosova dhe i vodhën

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se bandat serbe kanë rrahur një familje kosovare nga diaspora dhe iu kanë vjedhur makinën në Veri të Kosovës.

“Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe duke ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, shkruan Bahtiri.

Bahtiri u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kontribuojnë për qetësimin e situatës dhe të mos u bashkohen bandave kriminale.

“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenojë sigurinë dhe integritetin territorial të saj. Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujdesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit”, ka shtuar ai.