BALLKAN, 31 Korrik 2022, 23:47

Tensionet në Veri të Kosovës/ SHBA kërkon shtyrjen e reciprocitetit për 30 ditë

Tensionet në Veri të Kosovës/ SHBA kërkon shtyrjen e

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrie Hovenier, ka thënë se ka kërkuar nga krerët e Kosovës që të shtyhet implementimi i dy vendimeve për 30 ditë.

Kjo kërkesë ka ardhur pas takimit që kishte me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Hovenier, vendimi për reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Megjithatë, ai ka kërkuar shtyrjen për 30 ditë.

SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Osmani dhe ministren e Jashtme, Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë. Mendoj se shtyrja e implementimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin. Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, ka thënë Hovenier, që ka shprehur shqetësimin për tensionet në veri.