TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka mbetur vetëm një orë nga hyrja në fuqi e reciprocitetit midis Kosovës dhe Serbisë, ndaj situata në Veri të vendit sa vjen e tensionohet, me qytetarët serbë që kanë përdorur edhe armët, ndërsa kanë dhunuar disa qytetarë shqiptarë.
????????Kosovo Special Forces are currently passing through the center of Pristina in the direction of Mitrovica and the Serbian border pic.twitter.com/WQLXtrArb7
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 31, 2022
Vendimi i Prishtinës për të zëvendësuar të gjitha targat serbe, duket se i ka bërë këta të fundit të dalin në rrugë dhe të krijojnë barrikada, ndërsa sirenat kanë rënë në të gjitha qytetet e veriut të Kosovës ku serbët janë shumicë.

Dy rrugë arteriale që të çojnë në kufirin administrativ me Serbinë u bllokuan nga serbët të cilët vendosën barrikada duke vendosur kamionë të rëndë pingul me rrugën
Ndërkohë, që rrugët mbahen të bllokuara nga serbët, forcat speciale të Policisë së Kosovës janë nisur nga Prishtina e Vushtria drejt kufirit administrativ me Serbinë.
????????Armored vehicles of the Kosovo special forces in the city of Mitrovica pic.twitter.com/A57VwJtoaS
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 31, 2022
.