BALLKAN, 2 Maj 2023, 12:44

Kurti nga Brukseli: Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të shlyhen

Kurti nga Brukseli: Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë nga Brukseli ku pritet që të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka kujtuar Masakrën në Studime të Vushtrrisë, teksa ka thënë se krimet e luftës nuk parashkruhen e as nuk vjetërsohen.

Kurti në postimin e tij në Facebook shkruan se gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet asnjëherë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu ai i bën thirrje organeve të drejtësisë në Kosovë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës.

“Nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisё dhe dëbuan me dhunë banorët . I urdhëruan tё largohen drejt Shqipërisë.