TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, ndërkohë që orët e fundit nga të dhënat vërehet një aktivitet intensiv sizmik.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit, e cila ndodhi në orën 17:06, ndodhet 13 kilometra nga Leptokaryas në Janinë.
Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.