TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka bërë të ditur se javën e kaluar Policia e Serbisë ka ndaluar e më pas intervistuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndërsa po kalonin tranzit në kufi.
Përmes një postimi të bërë në Twitter, Vela ka shkruar se një gjë e tillë është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes.
“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin tranzit. Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes”, ka shkruar Shefi i Kabinetit të Presidencës në Twitter.
Më tej ai ka thënë se në vend se Serbia të bëhet bashkë me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, ata po bëjnë të kundërtën.
“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia bën të kundërtën”, ka përfunduar Vela në postimin e tij.
Last week, Serbia’s police & BIA stopped/interviewed 2 Kosovo
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 1, 2023
Police officers at the border as they were transiting.
This is evidence of SRB’s illegal actions that hinders freedom of movement.
Instead of joining forces with ???????? to fight cross-border crime, SRB does the opposite!