BALLKAN, 1 Maj 2023, 16:12

Kushti i Kroacisë/ Milanoviç: Nëse Serbia do të anëtarësohet në BE, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Kushti i Kroacisë/ Milanoviç: Nëse Serbia do të

Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, ajo duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ky ka qenë kushti i presidentit kroat Zoran Milanoviç.

Ai tha se pushtimi rus në Ukrainë ka më shumë se një vit që ka filluar dhe Beogradi zyrtar ende nuk ka mbajtur një qëndrim të saktë se me cilën anë është.

“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet t’i japë fund këtij lloj marrëdhënieje me Rusinë. Serbia duhet të vendosë sanksione”, u tha presidenti kroat gazetarëve pas festimit të Ditës Ndërkombëtare të Punës.