BALLKAN, 23 Shkurt 2024, 15:39

Talat Xhaferri bën “për një lek” nëpunësin në Tetovë: Ç’bën këtu? Ke ardhur për të pirë kafe! Mos lini njerëzit në korridor

Talat Xhaferri bën “për një lek” nëpunësin

Kryeministri Talat Xhaferi pa paralajmërim, ka vizituar sot sektorit të dokumenteve në Tetovë. Gjatë kësaj bisedë ai i ka bërë “për një lek” punonjësit, duke u thënë se nuk duhet të krijojnë radhë dhe se duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

Kjo pasi ai gjeti aty një të punësuar në zyrë, i cili i tha se ndodhej aty për punë, por Xhaferri i tha se ka shkuar për të pirë kafe, duke i kërkuar me nervozizëm që të largohet nga zyra dhe t’u hapë radhën qytetarëve.

“Shko te vendi i punës, se s’ke punë me dokumente, ti nuk ke punë zyrtare këtu, ti ke ardh këtu për të pirë kafe dhe të shkosh në pushim vjetor. Mos i lini njerëzit në korridor të presin”, i tha Xhaferri.