BALLKAN, 21 Shkurt 2024, 16:17

E rëndë/ 66-vjeçari qëllon për vdekje motrën dhe nipin, plagos një tjetër

E rëndë/ 66-vjeçari qëllon për vdekje motrën dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Gabresh të Kumanovës. Sipas asaj që raportohet, një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin.

Si pasojë e të shtënave me armë, një tjetër person ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dyfishtë.