BALLKAN, 22 Shkurt 2024, 14:35

A do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti: Nëse më shkon mendja...

A do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet? Ja si

Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje nga BDI nëse humbet në zgjedhje.

I pyetur nëse do të dorëhiqet nga pozita e kryetarit, nëse BDI humb në këtë cikël zgjedhor, Ahmeti tha se edhe nëse i shkon mendja, partia nuk ia jep këtë mundësi.

“Do të thotë edhe nëse më shkon mendja mua të tërhiqem, do të thotë BDI nuk ma jep këtë mundësi dhe këtë komoditet. BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbëse”, tha Ahmeti.