BALLKAN, 19 Shkurt 2024, 11:38

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës/ Shpresë, ndihma nga Qeveria e Kosovës

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në

Qeveria e Serbisë për vitin 2024, Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ia ndau buxhetin me të vogël, në kohën kur buxheti i kaluar ishte në vlerën 130 mijë euro, shkruajnë mediat në Kosovë.

Kryetari i këtij këshillit, Nevzad Lutfiu, thotë se një vendim të tillë nuk e kishin pritur.

"Në vitin 2022, shqiptarët dolën në regjistrim me një numër jashtëzakonisht të madh dhe ashtu siç është e rregulluar edhe me ligj dhe ashtu siç na është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Qeverisë, që Këshilli Kombëtar Shqiptar për këtë vit do të ketë buxhet dukshëm më të rritur sesa vitet paraprake, por këtë muaj ne u befasuam me vendimin e Qeverisë, në fakt të Ministrisë për të Drejtat e Minoriteteve, ku në vend se të rritet buxheti, ai është ulur," tha Nevzad Lutfiu.

Lutfiu thotë se për këtë çështje, janë befasuar edhe pala ndërkombëtare, teksa tregon arsyetimin që ua dha qeveria serbe.

"Një nga kriteret kryesore të përcaktimit të buxhetit, është edhe numri i popullsisë. Në vitin 2011, shqiptarët në Serbi e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe që nga ai moment deri në vitin 2022, është marrë një numër shumë simbolik i shqiptarëve, ku është përcaktuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në arsyetimin që na është dhënë neve, na kanë thënë që jo vetëm pakicës shqiptarë, por edhe pakicave të tjera i është ulur buxheti, por ky arsyetim normalisht që nuk i fort," u shpreh Nevzad Lutfiu.

Lutfiu shtoi se ulja e buxhetit do ta vështirësojë funksionimin e Këshillit.

Për këtë, tha se sytë i kanë nga Qeveria e Kosovës.

E këta të fundit, përmes një përgjigje me shkrim, thonë se nuk do t’ua kthejnë shpinën shqiptarëve të Luginës.