TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar 117 shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, veçanërisht Shqipërinë. Sakaq, ai ka falenderuar në këtë 16-vjetor pakicat kombëtare dhe mediat për kontributin.
“Kosova mbetet e përkushtuar për procesin e Berlinit dhe do të vazhdojë punën për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian. Bashkëpunimi me Shqipërinë do të shtohet dhe qeveria jonë mbetet e zotuar për të zbatuar marrëveshjet mes dy vendeve fqinje.
Në ditëlindjen e 16-të falenderojmë SHBA, Gjermaninë, Francën, Turqinë, 117 shtetet anembanë globit njohëse të pavarësisë. Në veçanti falenderojmë Shqipërinë, popullin e saj dhe strukturat politike.
Falenderojmë pakicat kombëtare, shoqërinë civile dhe mediat për kontributin në vendin tonë. Jemi të vendosur për t’i dal zot Kosovës sonë”, tha Kurti.