TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur urimet për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se SHBA-të kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës.
Ndër të tjera, ambasada bën thirrje që SHBA dhe Kosova duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës. Përmes përpjekjes së saj afatgjatë për të mbështetur popullin e Kosovës, për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik, të efektshëm dhe sovran, që ushqen stabilitetin rajonal, kontribuon në sigurinë Euro-Atlantike, dhe rrit prosperitetin për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit. Të vazhdojmë të punojmë së bashku. Urime përvjetori i 16-të, Kosovë”, thuhet në njoftim.