TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një takim me presidentin e Republikës së Qipros Nikos Christodoulidis, por edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Zhvillimet në çështjen e Qipros, marrëdhëniet dypalëshe mes Qipros dhe Izraelit, çështjet e energjisë, zhvillimet rajonale, si dhe marrëdhëniet BE-Izrael, do të jenë ndër temat ku edhe do të fokusohen bisedimet mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit izraelit.
Sipas një njoftimi të Presidencës, takimi mes dy liderëve është vazhdim i vizitës së presidentit Christodoulides në Izrael majin e kaluar.
Ndërsa të hënën, Nikosia do të presë samitin trepalësh Qipro-Greqi-Izrael, me pjesëmarrjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis .
“Po nisem për një takim me liderët e Qipros dhe Greqisë,” është shprehur ai, duke kujtuar se aleanca e Mesdheut Lindor u krijua në vitin 2016. “