TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është rënduar sërish situata më zjarret në Alexandropoli të Greqisë. Në këtë zonë operojnë forcat zjarrfikëse dhe forcat e armatosura shqiptare.
Në krahasim me ditën e parë, zjarri ka marrë përmasa më të mëdha dhe të frikshme, duke djegur me qindra mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore në pyllin e Dadias por dhe zonat përreth si Sidiro dhe Protoklisi.
Në ditën e 8 të punës së tyre në Greqi, forcat shqiptare kanë bërë një punë sakrifikuese, ku hera herës kanë rrezikuar dhe jetën, por fatmirësisht ka asnjë të lënduar.
Bashkë me shqiptarët, për fikjen e zjarreve po operojnë dhe forcat ajrore greke, ndërkohë që zjarri ka zbritur shumë afër me zonat e banuara, duke rrezikuar seriozisht edhe banesat