TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serbët e Veriut kanë katër kushte në mënyrë që ata të marrin pjesë në zgjedhjet e reja të parakohshme që do të organizohen nga Qeveria e Kosovës.
Si fillim ata kërkojnë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, lirimin e të gjithë të burgosurve serbë, tërheqjen e policisë nga veriu dhe atë të kryetarëve shqiptarë të komunave.
Për një pjesë të qytetarëve serbë në Mitrovicë mbajtja e zgjedhjeve në veri është tejet e nevojshme por pas plotësimit të kushteve të tyre. Ndërsa për të tjerë është tejet e rëndësishme gjetja e një mënyre që shqiptarët dhe serbët të jetojnë pa konflikte së bashku dhe me të drejta të barabarta.
Ndërsa për analistin politik Emir Azemi për të garantuar një bashkëjetesë paqësore mes palëve duhet patjetër një marrëveshje politike si dhe garanci të forta nga ana e Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Emir Azemi :"Unë mendoj se për situatën në Veriun e Kosovës duhet një marrëveshje politike mes palëve në proces, një granci e fortë e SHBA-së që ky proces zgjedhor të mos dështojë, nuk duhet të ketë ndërhyrje siç ka pasur në të kaluarën.
Duhet të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, ku do të marrin pjesë Lista qytetare, subjekte politike, dhe të dalin struktura nga vullneti qytetarë dhe assesi nga presioni, as nga detyrimi që mund të vije nga jashtë ose nga brenda, dhe në një formë të përmbyllet ky proces i riintegrimit të komunave të Kosovës me shumicë serbe."
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës shihet si një mekanizëm për shtensionimin e situatës mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit.