TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kërkimi për një turist 19-vjeçar polak , i cili ishte zhdukur që prej të premtes mbrëma në zonën e Potami Karlovasou në Samos të Greqisë, u gjet sot i vdekur.
Mediat greke bëjnë me dije se 19-vjeçari u gjet në një zonë shkëmbore nga ku u transportua me skafin e Ekipit Helenik të Shpëtimit.
Bëhet e ditur se i riu fatkeq ishte me të atin me pushime në ishull, ndërsa sot do të niseshin drejt atdheut.