BALLKAN, 3 Shtator 2023, 19:08

“Serbinë e presin kohë sfiduese”- Vuçiç bën thirrje për bashkim: Të mbrojmë interesat e vendit tonë

“Serbinë e presin kohë sfiduese”- Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar në Instagram se Serbia po përballet me kohë sfiduese dhe për këtë arsye të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interesat e vendit”.

Vuçiç, duke përmbledhur javën e kaluar, shkroi se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.

“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, tha Vuçiç.