TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greqia vijon të përballet me flakët, ndërsa një tjetër vatër është aktivizuar në Evros të Greqisë. Autoritetet zjarrfikëse kanë ngritur alarmin për të qenë në gatishmëri, ndërsa sipas mediave vendase, tashmë zjarri po shkon drejt fshatit dhe kampit të Brigadës së 7-të.
Që në orët e para të mëngjesit në zonë po punojnë forca të shumta zjarrfikëse, tokësore dhe ajrore, të cilat tentojnë të izolojnë zjarrin, intensiteti i të cilit ndryshon herë pas here. Në Prefekturë, sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, ka ende një rrezik shumë të lartë zjarri, kategoria 4.
Sot në Evros për shuarjen e dy vatrave të fundit aktive po punojnë 582 zjarrfikës me 122 automjete, 16 divizione këmbësorie, me ndihmën e tetë avionëve dhe dy helikopterëve nga ajri.