TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Express nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar. Ai shtoi se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë. Ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.
Haxhiu tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat mund të hyjnë vetëm 3 persona. Ministrja e Drejtësisë është zotuar se autorët që kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së, do të gjenden dhe rasti do të zbardhet.
“Situata e krijuar është tepër e rëndë. Ajo vendos fije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Autorët do të gjinden. Rasti do të zbardhet me çdo kusht, për këtë nuk ka dyshim e as kompromis”, u shpreh Haxhiu.
Ajo shtoi se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet.