BALLKAN, 8 Dhjetor 2022, 11:23

Aksident me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Kosovë

Aksident me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Kosovë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Arllat Malishevë në Kosovë.

Një makinë është përplasur me një furgon rreth orës 07:00 të mëngjesit, e për rrjedhojë një person ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Siç shihet nga pamjet makina është ndarë më dysh, nga përplasja e fortë që ka pasur me furgonin.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.