BALLKAN, 7 Dhjetor 2022, 10:51

Në vitin 2015 nuk mori mjaftueshëm vota, Kosova do të aplikojë sërish për anëtarësim në UNESCO

Në vitin 2015 nuk mori mjaftueshëm vota, Kosova do të

Kosova pritet të aplikojë vitin e ardhshëm për në UNESCO.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili deklaroi se ky aplikim pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

Sipas tij, nga anëtarësimi në UNESCO do të dëshmohet edhe më shumë pavarësia e sovraniteti i Kosovës.

“Unë besoj që në mundësinë e radhës duhet të aplikohet. E ajo mundësi është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konferenca e përgjithshme e UNESCO-s takohet çdo 2 vjet dhe kjo është mundësia për aplikim.

Aplikimi në Këshillit e Evropës në Bashkimin Evropian, NATO e shumë shpejt edhe në UNESCO, janë veprime të natyrshme për ta konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Çeku në Tv1.

Ai përmendi edhe aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian, e që sipas tij do të ndodhë gjatë këtij muaji.

“Besoj që në të njëjtën logjikë duhet të vazhdojmë edhe me UNESCO-n dhe me organizatat e tjera institucionale e ndërkombëtare”, shtoi ai.

Kujtojmë se kërkesa e Kosovës për t’iu bashkuar organit kulturor të OKB-së në vitin 2015 nuk ka marrë mjaftueshëm vota nga shtetet anëtare të UNESCO-s, për shkak të kundërshtimit të fortë nga Serbia dhe aleatët e saj.