BALLKAN, 8 Dhjetor 2022, 12:28

Millosh Vuçeviç: Situata është e tensionuar, Kurti kërkon të shpërngulë serbët nga Kosova

Millosh Vuçeviç: Situata është e tensionuar, Kurti

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është e tensionuar saqë incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është edhe një herë duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëseardhur, shkruan RTS.

“Gjithçka që dëshiron Kurti është që Kosova tërësisht të pastrohet nga serbët. Komandanti i KFOR-it është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për obligimet e tij, është garantues i paqes dhe është i obliguar që të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga kombësia”, theksoi ai.

Vuçeviç shtoi se Serbia po bën gjithçka që problemet me Prishtinën t’i zgjidhë përmes dialogut, sepse kjo është zgjidhja e vetme racionale.

Në Mitrovicën e Veriut kanë ndodhur dy shpërthime në mbrëmjen e 7 dhjetorit.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar.