BALLKAN, 8 Dhjetor 2022, 13:26

Haradinaj: Kurti ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovën, të japë dorëheqje

Haradinaj: Kurti  ka shansin e fundit ta bëjë një punë

“Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Kurtit nuk po i mjafton asociacioni “të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri”.

“Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës”.

Por, sipas Haradinajt, ky skenar nuk do te kalojë “as nga Kurti e as nga sejmenët e tij”.