BALLKAN, 6 Dhjetor 2022, 21:09

Sulmet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Kriminelët që paguhen nga Serbia e dinë se po ju vjen fundi

Sulmet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Kriminelët që

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës nga bandat serbe të mbështetura nga Beogradi.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore.

Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje.

Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë.

Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, shkruan Kurti.