BALLKAN, 19 Shtator 2022, 20:11

Presidentja e Kosovës takon Joe Biden në funeralin e Mbretëreshës! Vjosa Osmani zbardh bisedën: Shprehu mbështetje për…

Presidentja e Kosovës takon Joe Biden në funeralin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden. Takimi është zhvilluar gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka dhënë edhe detaje nga biseda e zhvilluar, ku sic thotë ajo Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot pas Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkruan Vjosa Osmani.