BALLKAN, 19 Shtator 2022, 14:30

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës.

Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga stafi mjekësor e ka në xhepin e jaknes së një pacienti.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes.

Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tashmë ka mbërritur edhe njësiti për deminim”, tha zëdhënësi I policisë, Fadil Gashi për Express.