BALLKAN, 13 Qershor 2023, 15:45

“Tradhti”, thirrje kundër Vuçiçit në Mitrovicën e Veriut, policia e Kosovës ‘blindon’ një lagje

“Tradhti”, thirrje kundër Vuçiçit në

Situata vijon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.

Sipas REL, diçka të tillë e ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për “riorganizim” të pranisë së tyre.

Njerëzit që janë grumbulluar në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut, janë duke brohoritur “tradhti” si dhe e kanë ofenduar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Raportohet për disa automjete të blinduara në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Automjetet janë parë në rrugën që të çon në drejtim të shkollës së mesme teknike, ku janë mbledhur serbët lokalë.

“Tradhti”, thirrje kundër Vuçiçit në

“Tradhti”, thirrje kundër Vuçiçit në

“Tradhti”, thirrje kundër Vuçiçit në