TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parandalohet tragjedia në det në ishullin grek, Rodos. Një varkë turistike u përfshi nga flakët, e për pasojë një grup turistësh janë hedhur në det për të shpëtuar nga zjarri. Sipas mediave të huaja pushuesit britanikë ishin mes 82 pasagjerëve që u larguan për të shpëtuar jetën kur varka u përfshi nga flakët 300 metra nga bregu në ishullin grek të Rodosit të enjten.
Familjet dhe fëmijët e vegjël u zhytën në det pasi zjarri shpërtheu me shpejtësi brenda pak minutash. Disa të arratisur notuan përsëri në breg në plazhin Stegna në qytetin e Archangelos, ndërsa të tjerë u grumbulluan në varkat e shpëtimit që u erdhën në ndihmë.
Zyrtarët e rojës bregdetare greke thanë se të gjithë në bord u shpëtuan përfundimisht përpara se rrënojat e anijes së shkatërruar të fundoseshin. Por, një vajzë 9 vjeçe dhe një grua 50-vjeçare pësuan djegie të lehta në trup. Shkaqet mbeten ende të paqarta, e ndërsa autoritete greke janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.