TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili zbuloi ditën e sotme se 'Ballkani i Hapur' ka përfunduar si nismë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tahiri thekson se Rama 'as nuk u skuq' që ishte pjesë për disa vite me radhë e një projekti ruso-serb.
"Edi Rama i dha lamtumiren sot "Ballkanit te hapur' - madje pa u skuqur fare qe u be pjese e ketij projekti hegjemon ruso-serb per disa vite...D"-shkruan Edita Tahiri.
Ditën e sotme, Rama tha se 'Ballkani i Hapur' e ka mbyllur misionin e saj, pasi ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.
"Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.
Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi procesin e Berlinit në Tiranë"-shprehet Edita Tahiri.