BALLKAN, 29 Qershor 2023, 19:10

E rëndë në Greqi, burri i vë flakën vetes dhe hidhet nga lartësia, vdes në vend

E rëndë në Greqi, burri i vë flakën vetes dhe hidhet

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Greqi ku një burrë rreth të 50-ve i dha fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas mediave greke, burri vendosi t'i jepte fund jetës së tij në një mënyrë dramatike, ku pasi i vuri flakën vetes, është hedhur nga një lartësi e madhe.

Vlerësimet e para flasin për vetëvrasje. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, EMS dhe Zjarrfikësja për nxjerrjen e trupit.

Pritet autopsia për shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa në të njëjtën kohë Policia po heton rrethanat në të cilat ai duket se ka vendosur të vrasë veten.