TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova është përfshirë sërish nga reshje shiu, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete.
Sipas institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë fundjavës parashikohet një mot i paqëndrueshëm.
“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e institutit hidrometeorologjik.