BALLKAN, 30 Qershor 2023, 19:24

E rëndë në Kosovë, gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj të mitur

E rëndë në Kosovë, gruaja tenton të hedhë nga

Parandalohet një ngjarje e rëndë në Fushë-Kosovë. Mësohet se një grua ka tentuar që të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar.

Sipas mediave atje, ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj. Gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.