TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet popullin serb me një fjalim ditën e nesërme. Kështu njofton Shërbimi i Medias për Presidencën.
Njoftimi i fjalimit të presidentit serb vjen dy ditë pasi përfaqësuesit e opozitës i dërguan Vuçiçit një kërkesë për thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe në Beograd, shkruan Nova.
Kërkesës së përfaqësuesit të opozitës, Vuçiq pritet t’i përgjigjet gjatë fjalimit të tij që do të mbajë nesër.
Ndërkaq, disa ditë më vonë, konkretisht më 14 shtator, Vuçiç do të takohet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku do të flasin për dialogun Prishtinë-Beograd.