TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, në Portin e Pireut, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh në det nga dy anëtarë të ekuipazhit të tragetit, teksa i riu përpiqej të futej në traget.
Sipas raportimeve nga mediat greke, dy anëtarët e ekuipazhit jo vetëm që e hodhën në det 36-vjeçarin por anija as nuk ndaloi për ta shpëtuar.
Përveç ndjekjes penale të anëtarëve të ekuipazhit, Prokurori i Rrethit të Pireut urdhëroi një hetim penal urgjent nga Prokuroria për përgjegjësitë e Rojës Bregdetare, për të nisur hetimet nëse roja ishte në vendin e ngjarjes siç duhet të ishte, për të parandaluar tragjedinë.
Τραγικό!! Δεν υπαρχουν λόγια!! #bluehorizon #Πειραιάς #δολοφονια pic.twitter.com/CJNLnPxNNy
— Τραμπάκουλας ®️ official γκρί τίκ (@Trambakoulas2) September 6, 2023
Ndërkohë, kompania që ka në pronësi anijen, pretendon se ndalimi i hyrjes së viktimës në anije është bërë për arsye sigurie, pasi anija ishte në proces nisjeje dhe hipja kishte përfunduar.
Sipas autoriteteve, nga momenti i hipjes së pasagjerit në katapultë dhe nëse anija ishte tashmë në lëvizje ata duhej ta linin të kalonte dhe të mos e shtynin te katapulta, e cila kishte filluar të ngrihej.