TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e një sulmi të rëndë në një fshat në Mitrovicë, pasi akuzohet se ka goditur me sëpatë një person. Ngjarja ndodhi në fshatin Koshtovë rreth orës 13:00 më datën 31 mars, ndërsa autori u arrestua sot.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në raportin e Policisë.
Por duket se historia nuk mbyllet vetëm me një sëpatë, pasi autorit të dyshuar të sulmit i janë sekuestruar dhe një pistoletë me pesë fishekë dhe një moto-sharrë.