BALLKAN, 31 Mars 2023, 21:44

"Aneksi flet qartë për krijimin e Asociacionit"/ Ambasadori francez zbardh marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër

"Aneksi flet qartë për krijimin e Asociacionit"/ Ambasadori
Olivier Guerot

Në qendrën mediatike në Çagllavicë është duke u mbajtur një diskutim për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në këtë diskutim ka folur ambasadori i Francës, Olivier Guerot. I pyetur nëse sipas marrëveshjes Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, diplomati francez ka thënë se në tekstin e Aneksit të Implementimit është shumë e qartë që kërkohet themelimi i Asociacionit.

 “Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim na Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova fillon negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ofron garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”, ka thënë Guerot.

Më tej ai tha se nuk e ka lirinë për të zbuluar sekrete.

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbulojë sekretet këtu”, ka shtuar Guerot.