TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka sulmuar gazetarin e televizionit N1 i cili e ka pyetur për çështjen e targave të automjeteve në veri të Republikës së Kosovës.
Vuçiç i është përgjigjur gazetarit me tone të ashpra, duke thënë se marrëveshja për targat s’ka afate, siç edhe e ka konfirmuar Peter Stano.
Kreu i shtetit serb i është drejtuar gazetarit të N1 duke i thënë se “çfarë prisnit? Të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe na ktheve në vitet e '90".
“Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano konfirmon çdo fjalë timen dhe thotë se marrëveshja për tabelat është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisnit të bëja: të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe 'na ktheve në vitet ’90'. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë siç mund ta shihni, nuk mjafton”, ka thënë Vuçiç, shkruan N1.