BALLKAN, 30 Mars 2023, 09:08

Republika Srpska/ Blinken: Dodik po ndjek rrugën autoritare të Putinit

Republika Srpska/ Blinken: Dodik po ndjek rrugën autoritare të Putinit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar ndaj presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blinken u shpreh se sulmet e Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore  në Republikën Srpska tregojnë se ai po ndjek rrugën autoritare të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin.

Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Michael Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Blinken në Twitter.