BALLKAN, 28 Janar 2024, 19:01

Sulmohen në Serbi dy autobusët e kompanisë kosovare

Sulmohen në Serbi dy autobusët e kompanisë kosovare

Dy autobusë të kompanisë turistike “Fjolla Impex” janë gjuajtur me gurë mbrëmjen e së shtunës në Serbi.

Nga kompania në fjalë kanë thënë për Telegrafin se njëri nga autobusët është sulmuar derisa po shkonte në Serbi, derisa tjetri ishte duke u kthyer nga Serbia në Kosovë.

“Mbrëmë duke udhëtuar në drejtim të Beogradit, autobusi është gjuajtur me gurë. Të lënduar nuk ka, vetëm xhami i autobusit është i thyer. Linja tjetër e cila ka qenë duke udhëtuar nga Beogradi ka qenë duke ardhur për Kosovë, është gjuajtur me gurë në pjesën e metaltë”, thanë për mediat burime nga kompania ‘Fjolla Impex’, e cila ka linjat e rregullta ditore nga Dragashi për në Beograd dhe anasjelltas.