BALLKAN, 28 Janar 2024, 12:49

Seanca për betimin e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi: Këto do të jenë prioritetet e qeverisë

Seanca për betimin e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së

Talat Xhaferi, kandidati për kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se respektimi i ligjit dhe Kushtetutës, por edhe zbatimi i programit qeveritar do të jetë prioritet për të.

Në nisje të fjalës së tij Xhaferi u shpreh se “Si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është 1 apo 100 ditë qeveri teknike. Unë këtë përgjegjësi të rëndësishme e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç  kam vepruar në jetën profesionale dhe personale”.

“Qeveria në mënyrë direkte dhe në bashkëpunim me Kuvendin, BE-në dhe SHBA-në do të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike ku do të reflektohet vullneti i qytetarëve. Qeveria do të vazhdoj t’i realizoj të gjitha reformat për integrim të vendit në BE.

Qeveria do të vazhdoj politikat për arsimim kualitativ, sepse investimi në arsim është investim në shtet. Reformat në administratën publike. Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit mbeten politika thelbësore të Qeverisë”, u shpreh Xheferi.