BALLKAN, 28 Janar 2024, 17:05

Ali Ahmeti feston me këngë patriotike zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Ali Ahmeti feston me këngë patriotike zgjedhjen e Talat Xhaferit si

Talat Xhaferi u zgjodh sot në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e para herë për një kryeministër shqiptar.

Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar një këngë patriotike shqiptare në një nga zyrat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti dëgjohet të këndojë, ndërsa në zyrë është dhe kryeministri i qeverisë teknike, Xhaferi.

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në shtetin fqinj.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.