TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Për të qeverisur, LSDM-ja ia dha shtetin BDI-së dhe për të mbajtur karriget po paguajnë një çmim të rëndë për shefat e tyre në BDI. Çmimin e shohim sot, Talat Xhaferi do të jetë kryeministër”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
“Nga ana tjetër, shpresat e tyre janë që BDI-ja e LSD-ja t’i mbledhë partitë shqiptare në koalicion dhe Kosova ta diktojë këtë proces që LSD-ja ta zbusë qëndrimin e saj. Nuk funksionon kështu. Është e qartë se çfarë po bëni.
Është e thjeshtë, LSD-ja ia dha shtetin BDI-së për të qeverisur, Talat Xhaferi nga BDI u bë kryeministër për shkak të LSD-së së dobët.
Talat Xhaferi është njeriu që njihet për shkeljen e Kushtetutës, të ligjeve, të Rregullores së Kuvendit”, thonë nga VMRO.
Talat Xhaferi, shtojnë nga atje, është njeriu nga i cili nuk mund të pritet ndryshe nga ajo që ka bërë deri më tani, sepse në vazhdimësi ka shkelur normat juridike të shtetit./Alsat