TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në një mandat të përkohshëm prej 100 ditësh.
Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e dyfishta; ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj. Pa humbur kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar emrat e ministrave për qeverinë teknike.
ABC News ka siguruar dokumentin, në të cilin janë renditur emrat e ministrave që do bëjnë pjesë në qeverinë teknike për 100 ditët e ardhshme.
Ministrat e propozuar nga BDI:
Artan Grupi- Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Bujar Osmani- Ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi- Ministër i Financave
Kreshnik Bektashi- Ministër Ekonomie
Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit dhe Shkencës